Ministri i Brendshëm Taulant Balla, ka reaguar në lidhje me situatën e krijuar në vend për shkak të motit të keq dhe reshjeve të dendura të dëborës.
Në një postim në Facebook, Balla shprehet se në qarqet e Kukësit, Shkodrës dhe Dibrës ka vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore.
Ministri po ashtu bën me dije se Policia ka dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar.
Reagimi i Ballës: MOTI I KEQ me reshje të dendura dëbore ka sjellë si pasojë vështirësi në qarkullimin e automjeteve në disa akse rrugore në qarqet Kukës, Shkodër dhe Dibër. Shërbimet e Policisë Rrugore dhe të Patrullave të Përgjithshme kanë dhënë ndihmë në 21 raste ndaj drejtuesve të automjeteve të bllokuar. Policia e Shtetit apelon për vendosjen e zinxhirëve dhe për zbatim të udhëzimeve të dhëna në njoftimet publike, për rrugët e bllokuara apo ato që paraqesin vështirësi. Për çdo informacion apo nevojë për ndihmë, telefononi në numrin pa pagesë 112.