Shtabi i emergjencave për Qarkun e Durrësit, ka bërë një pasqyrim të situatës aktuale, ku duhet theksuar se është e rënduar si pasojë e reshjeve intensive dhe daljes së lumit Erzen nga shtrati.
Janë evakuuar gjithsej 667 banorë në struktura hoteliere dhe te Kavalishenca.
2645 banesa të verifikuara dhe 699 akte konstatimi të mbajtura total, ndërsa procesi i verifikimit vijon ende.
Në Katund të Ri, Sukth e Rrashbull janë përmbytur rreth 6400 hektarë tokë.
Informacion i plotë i datës 08.092026 ,mbi situatën e krijuar në Qarkun Durrës:
Bashkia Durrës
Situata në territorin e Bashkisë Durres vijon të jetë e rënduar si pasojë e reshjeve intensive dhe daljes së lumit Erzen nga shtrati. Strukturat e Bashkisë dhe ato të strukturave operacionale të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Situata e lumit Erzen dhe Kanlit të Tonës:
Lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe ka shkaktuar përmbytje në disa zona. Kanali i Tonës ndodhet në nivel maksimal, ndërsa hidrovorët e Porto Romanos dhe Hamallajt po punojnë me kapacitet të plotë.
Argjinature e demtuar lumit Erzen: 500 ml. Nga keto 300 Katund I rid he 200 ml ne Sukth ne
Forcat dhe mjetet:
Janë angazhuar kapacitetet e Bashkisë me strukturat e saj të varësisë si më poshtë:
Bashkia + ndermarrjet -111 persona
Ukd- 80
Policia Bashkiake -70
Policia Shtetit- 70
Oshe- 80
Ne gadishmeri mjeket e familjes
Rezervat e Shtetit (6 pompa me kapacitet të lartë) dhe Forcat e Armatosura (mjete të rënda, gomone, pompa dhe 37 efektivë). Vijon shtimi i mjeteve dhe kapaciteteve teknike në terren.
Total 448
Evakuimet dhe akomodimi;
Janë evakuuar gjithsej 667 banorë, të akomoduar si më poshtë:
Njesia Administrative Sukth: 300 veta te akomoduar tek familjet e tyre si dhe 36 ne hotel
Njesia Administrative Katund I ri: 53 veta disa ne hotel dhe disa ne banesat e te afermeve.
Kavalishenca: 251 persona Shtëpia e Pushimit: 53 persona
Kompleksi “FAFA”: 20 persona (me gatishmëri për pritje të mëtejshme)
Nga Drejtoria e Rezervave Shtetëtorore janë siguruar 700 pako ushqimore, nga të cilat:
300 pako ushqimore janë dërguar pranë ambjenteve të Kavalishencës, Shtëpisë së Pushimit së Ministrisë së Brendshme. me 3 vakte për 5 ditë për qytetarët e strehuar .
Është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Reervave Shtetërore 400 pako ushqimore nga të cilat janë ndarë në zonën e Durrësit të Ri ( ish – Këneta), si dhe Plazh.
Ndërkohë për qytetarët e strehuar tek Kompleksi FAFA, trajtohen nga vetë hoteli me vaktet ditore.
Janë ofruar Organizata të ndryshme Humanitare (Qatar Save the Children, Fundjava Ndryshe), për lëvrimin e ndihmave të ndryshme ushqimore dhe jemi në pritje të tyre me qëllim shpërndarjen banorëve të prekur.
Po priten mjete shtesë lundruese për evakuime të tjera, në varësi të zhvillimit të situatës.Dëmet dhe verifikimet (përditësim ora 20:00):
Banesa të verifikuara total: 2645
Akte konstatimi të mbajtura total: 699
Procesi i verifikimit vijon.
Situata sipas zonave kryesore:
Katund i Ri & Sukth: dalja e Erzenit dhe çarja e argjinaturës kanë përmbytur fshatrat Erzen dhe Fllakë; Qerreti në rrezik. Rreth 1000 ha tokë bujqësore të përmbytura.
Në Njësinë Administrative Sukth: rreth 5000 ha tokë bujqësore të përmbytura; lagjet 2, 3, 4 dhe pjesë e qytetit nën ujë.Në Njësinë Administrative Rrashbull: 400 ha
Njësia Nr. 2: Janë raportuar 12 rrëshqitje dherash,
Njësitë Nr. 5 & 6: shumë banesa ende nën ujë, zona të pakalueshme.
Përmbledhje:
Të gjitha strukturat përgjegjëse janë në gatishmëri maksimale. Situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme dhe ndërhyrjet po vijojnë sipas prioriteteve të emergjencës.
Bashkia Krujë
Në territorin e Bashkisë Krujë situata paraqitet problematike, kryesisht në akset rrugore. Në Njësinë Administrative Thumanë ka njoftime për disa banesa me prezencë uji, nga prezenca e ujit në banesa janë evakuar dhe strehuar te afermit e tyre.Në Thumane kemi 7 familje, të ndihmuar edhe nga nje mjet i FA, me nje eskavator te Durresit.Dhe pas komunikimit me Qarkun Lezhë po punohet për mbylljen e carjes se argjinaturës në lumin Droje, në fshatin Dukagjin, kemi pumuar me mjetet e bashkise është punuar në hapjen e bllokimeve në kanalet kulluese, në saje te punës së hidrovorit ka tendence të renjes së nivelit te ujit në Miliskaje e Dukagjin. Procesi i evidentimit të banesave të dëmtuara vijon.
Lumenjtë Gjole dhe Zeze kane dale nga shtrati.
Argjinature e demtuar 50 ml
Toke bujqesore: 600 ha
Banes ate demtuara: 50 banesa
Te evakuar: 30
Forca operacionale: 30
Bashkia Shijak
Situata në Bashkinë Shijak vijon të mbetet problematike, veçanërisht në Xhafzotaj, Maminas dhe Gjepalaj, me prani uji në banesa të përmbytura dhe vështirësi serioze në qarkullim. Problematike paraqitet edhe zona e Fllakës, me prezencë të konsiderueshme uji.Fshatrat Fllakë, Sallmonaj dhe zona “4 Rrugët e Shijakut” janë aktualisht zonat më të prekura.
Toke bujqesore: 180 ha
Te permbytura: 75 banesa
Akse rurale te bllokuara pika te nxehta: 10 banesa
Argjinature e demtuar: 400 ml





