Lidhur me situatën e vështirë të krijuar nga përmbytjet në autostradën Tiranë- Durrës, kanë ndërhyrë Forcat e Armatosura.
Tre motorrpompa të komandës mbështetëse kanë mbërritur në afërsi të kthesës së Rinasit për të larguar ujin, i cili sipas Policisë ka mbërritur deri në75 centimetra.
Ndërkohë, disa banesa rrezikohen të përmbyten në rrugën “OSBE” në Kamëz e ndërsa shërbimi i zjarrfikseve dhe emergjencat civile po ndërhyjnë për evakuimin e të paktën 20 persona të cilët ndodhen të bllokuar si pasojë e përmbytjeve të shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut.





