Rradhët kilometrike 5 ditore në Kakavijë kanë qenë ndër lajmet kryesore ditët e fundit. Me mijëra shqiptarë të bllokuar për ditë të tëra në kufirin shqiptar, në pritje për t’u futur në vendin fqinjë, Greqi kanë ngjallur reagime të shumta qytetare në rrjete sociale.

Për situatën e rëndë humanitare të krijuar aty, ka reaguar përmes një statusi në Facebook, anëtari i kryesisë dhe kreu i grupseksionit të lagjes nr.1 në PD Durrës, Joni Myshketa.

“Enden perseri qytetaret e bashkombasit tane ne radhat e pafundme ne keto dite te perveluese gushti nen pandemine qe vertitet mbi kokat e tyre si korbat gati per tu versulur mbi prehen me te dobet. Riperseriten per vit keto vuajtje per ata te cilet vijne me mall ne Atdheun e tyre, per te takuar te afermit, miqte, shoket, shtepite, mehallen…”,- shkruan Myshketa.

Ndërsa kujton se bashkëatdhetarët tanë prej rreth 30 vitesh kontribuojnë në ekonominë greke dhe atë shqiptare duke paguar taksa, sigurime etj, trajtimi që marrin është shumë larg shtetasve evropianë, pavarësisht se jemi vend i Evropës.
“Pse valle duhet te vuajme aq shume e me tepri Jemi europian, por nuk jemi te barabarte me ta .
Pse vlen valle nje grek, gjerman, italian a francez me shume se sa nje shqiptar??”,
– shtron pyetjen Myshketa dhe në të njëjtën kohë apelon për të ngritur fort zërin për padrejtësitë që vuajmë në kurriz.
“Jo duhet therritur FORT per ate qe na takon pasi ne qytetaret e kemi bere detyren e tone, madje e kemi sterbere duke duruar kaq shume padrejtesi mbi kurriz…”,– e mbyll statusin e tij Myshketa.

Statusi i plotë:

Kakavija….
Enden perseri qytetaret e bashkombasit tane ne radhat e pafundme ne keto dite te perveluese gushti nen pandemine qe vertitet mbi kokat e tyre si korbat gati per tu versulur mbi prehen me te dobet.
Riperseriten per vit keto vuajtje per ata te cilet vijne me mall ne Atdheun e tyre, per te takuar te afermit, miqte, shoket, shtepite, mehallen…
Dhe jane pikerisht keta bashkekombas tanet qe kane nje kontribut shume te rendesishem ne ekonomine tone dhe gjithashtu ne ekonomine e vendeve ku tashme jetojne prej mese 3 dekadash.
Duke paguar taksat, sigurimet shoqerore e shendetsore te cilat mundesojne pensionet e atyre qe me te drejte u takon, duke shkolluar femijet, duke u integruar e duke qene te barabarte me vendasit.
Pse valle duhet te vuajme aq shume e me tepri
Jemi europian, por nuk jemi te barabarte me ta
Pse vlen valle nje grek, gjerman, italian a francez me shume se sa nje shqiptar??
Mos valle pasi udheheqesit e tyre nuk i neperkembin si tek ne e nuk i respektojne sic u takon me ligj.
Pse u dashka te behen radha kilometrike e stermunduese, per te bere tamponin ketu tek ne e jo me kur te kalojne kufirin ne vendin ku ata kane aq kontribut.
Nuk mund kurrsesi ta pranojme nje sjellje te tille.
Jo duhet therritur FORT per ate qe na takon pasi ne qytetaret e kemi bere detyren e tone, madje e kemi sterbere duke duruar kaq shume padrejtesi mbi kurriz…