Gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët, kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi ka bërë thirrje që gjithë forcat politike të bëhen bashkë në luftën kundër krimit dhe jo të bëjnë retorikë politike.
Ruçi përshëndeti veprimin e opozitës që shkoi në Shkodër, ndërsa shtoi se do të ishte më e vlefshme nëse Basha do të kishte ndërmarrë nismën që në këtë qytet të shkonin të gjithë deputetët e Parlamentit.
"Krimi nuk ka ngjyrë për mua. Dhe ai kur të merr nuk të pyet. Ai të merr jetën për interesa të veta. Do isha i lumtur nëse ai gjest që bëri dje opozita në Shkodër, ta merrte iniciativën dhe i gjithë Parlamenti të shkonte në Shkodër, të gjithë deputetët me mua në krye në mbështetje të të dëmtuarve dhe në rritjen e opinionit publik ndaj krimit dhe kriminelëve. Sa më shumë të ndahen forcat politikje, aq më shumë gjallërohet krimi. Unë do të mbështesja çdo nismë ligjore që forcon legjislacionin shqiptar për të zvogëluar krimin, ashtu sikurse do mbështesja çdo iniciativë që përbashkonte qëndrime për të përballuar krimin", deklaroi Gramoz Ruçi.





