Durreslajm” njoftoi me herët se gjatë ditës së enjte do të mblidhet jashtë radhe Këshilli Bashkiak Durrës.

Krahas pikës së parë të rendit të ditës që ka të bëjë me

“Miratimin e listës së pestë të 35 subjekteve përfituese, të cilët do të përfitojnë masën e grantit të rindërtimit të banesave individuale të dëmtuara nga tërmeti i datës 26 nëntor 2019, sipas projektit model.”

Këshilli Bashkiak do të shqyrtojë nesër edhe një pikë shtesë.

Pika e dytë e rendit të ditës ka të bëjë me

“Miratimin e skenarit të menaxhimit të mbetjeve, bazuar në vendimin Nr. 6 datë 20.05.2021 të Komitetit për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve dhe vendimin Nr. 3 datë 02.06.2021 të Këshillit të qarkut Durrës”.

Pas situatës së rëndë mjedisore të krijuar 2 ditët e fundit në lidhje me menaxhimin e mbetjeve urbane në qytet, autoritetet duket se po diskutojnë alternativat për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje.