Reshjet e dëborës kanë përfshirë zonën e Vermoshit ditën e sotme, teksa pjesë të tjera të vendit janë prekur nga reshjet e shiut.
Sakaq, autoritetet kanë angazhuar borëpastrueset për të lehtësuar kalimin e automjeteve në rrugët e prekura.
Situata nuk paraqitet e vështirë, ndërsa autoritetet mbeten në monitorim të gjendjes.