Ka përfunduar mbledhja e Shtabit të Emergjencave për qarkun Durrës, ku të pranishëm ishin ministri i mbrojtjes Pirro Vengu, kryetarja e Bashkisë, Emiriana Sako, dhe prefekti i qarkut Emiljan Jani.

Ministri deklaroi për mediat, në përfundim të mbledhjes ,se mbi 800 banesa në Durrës kanë prezencë uji, ndërsa rreth 180 banorë janë evakuuuar në Konvaleshencë. Të dyja konvaleshencat janë të hapura për të akomoduar qytetarët e evakuuar, të cilët po trajtohen me strehim dhe ushqime.

Në Durrës, situata mbetet problematike, me zonat Shkozet, Spitallë dhe ish-Kënetë si më të prekura. Në këto tri zona ka prani të madhe të ujit. Në pjesën tjetër të qytetit situata paraqitet më e qetë.

Nga Bashkia e Durrësit janë ngritur 1 grupe verifikimi dëmesh në terren, ndërsa po monitorohet situata në revervuarin e Spitallës dhe të Radës, ku kuotat janë maksimale.

Kryebashkiakja Sako foli edhe lidhur me problematikën në shkollat dhe kopshtet e qytetit të krijuar për shkak të reshjeve dhe a do të zhvillohet ose jo mësim ditën e mërkurë.