Situata në territorin e Bashkisë Durrës
Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të ulet dhe mesatar por pa shkaktuar probleme ne akset rrugore dhe lumenj. Strukturat e Bashkisë dhe ato të strukturave operacionale të emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Situtata hidrike.
Në lumin Erzen dhe Ishëm situata është duke u normalizuar, pasi ka pasur rënie të dukshëm të nivelit të ujit.
Evakuimet dhe akomodimi;
Janë evakuuar gjithsej 848 banorë.
Janë mbajtur 1453 akte konstatimi, janë verifikuar 4067 banesa.
Grupet e punës janë në terren, 508 specialistë do vazhdojnë me vlerësimin e dëmeve dhe në ditët në vazhdim deri në evidentimin e plotë të situatës emergjente.
Nga Drejtoria e Rezervave Shtetëtorore janë siguruar 1100 pako ushqimore, nga të cilat:
350 pako ushqimore janë dërguar pranë ambienteve të Kavalishencës, Shtëpisë së Pushimit së Ministrisë së Brendshme. me 3 vakte për 5 ditë për qytetarët e strehuar.
Është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Rezervave Shtetërore 400 pako ushqimore nga të cilat janë ndarë në zonën e Durrësit të Ri ( ish – Këneta), si dhe Plazh. 350 Pako ushqimore jane shperndare ne Sukth.
Në Sukth dhe Katund të ri janë përmbytur 2800 ha.
Bashkia Krujë
Në territorin e Bashkisë Krujë
Situata e deritanishme paraqitet.
Gjatë mbrëmjes në zonen e Fushë Krujës ka pasur reshje shiu me intensitet deri mesatar, por deri më tani nuk na janë raportuar probleme te reja, pasi dhe në rrugët kryesore nuk ka prezencë uji.
Lumi Gjole Dhe Zezë nga inspektimet e bëra në mëngjes rezulton se ka renie të dukshme të nivelit të ujit dhe situata po shkon drejt normalizimit.
Gjatë ditës së sotme grupet e punës do vazhdojnë me inspektimet e dëmeve nëper banesa.
Gjatë ditës së djeshme përfundoi bllokimi i carjes së argjinaturës të lumit Droje.
Bashkia Shijak
Informacion mbi situatën e krijuar në Bashkine Shijak.
Strukturat e Bashkisë ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.
Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të ulet dhe mesatar nga informacionet e mara nga grupet në terren nuk na janë raportuar problematika të reja.
Nga sektori i MZSH dhe sektori i sherbimeve të Bashkisë gjatë nates, është bërë i mundur pastrimi i 5 banesave dhe nxjerrja e ujit në 2 banesa.
Mbetemi në kontakte dhe në ndjekje të pandërprerë të situatës.





