Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar për situatën e zjarreve në vend, ku bën me dije se janë shuar në 24 orët e fundit, 43 vatra.

Për shuarjen e zjarreve janë angazhuar 655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore.

Ndërkohë, aktive mbeten vatrat në Surroj të Kukësit, Tetaj të Tropojës, Bukëmirë e Baqel të Lezhës dhe Mnelë e Vogël në Vaun e Dejës ku vijon puna për shuarjen e tyre ose mbajtjen në monitorim.

Njoftimi i Ministrisë së Mbrojtjes:

655 forca operacionale dhe 63 automjete, nga të cilët 109 trupa ushtarake dhe 13 mjete, 4 automjete zjarrfikëse dhe helikopteri Cougar i Forcës Ajrore, janë angazhuar gjatë 24 orëve të fundit për shuarjen e 48 vatrave të zjarrit në vend.

Është bërë e mundur shuarja e 43 vatrave në qarqet Kukës, Dibër, Shkodër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Fier, Vlorë e Gjirokastër, ndërkohë që mbeten ende aktive vatrat në Surroj të Kukësit, Tetaj të Tropojës, Bukëmirë e Baqel të Lezhës dhe Mnelë e Vogël në Vaun e Dejës ku vijon puna për shuarjen e tyre ose mbajtjen në monitorim.