Për situatën e zjarreve orët e fundit në vendin tonë ka reaguar ministri i mbrojtjes Niko Peleshi.

Në rrjetet sociale ministri shprehet se situata është përmirësuar dhe pjesa më e madhe e vatrave është shuar.

Puna për fikjen e vatrave po vazhdon në qarkun e Korçës ndërsa në fshatin Jarua të Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.

Postimi:

Situata e zjarreve në territorin e vendit paraqitet më e mirë, gjatë orëve të fundit. Pas një pune të gjatë të trupave të emergjencave civile në bashkëpunim me efektivë të FA, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile është bërë e mundur shuarja e pjesës më të madhe të vatrave.
Në qarkun e Korçës ka një vatër aktive zjarri, në fshatin Arrëz, të bashkisë Devoll, e cila u riaktivizua pas izolimit të dy ditëve më parë. Po punohet në terren për fikjen e tij.
Puna vijon edhe në malin Stilos, në bashkinë Konispol dhe fshatin Grazhdan, të bashkisë Finiq ku efektivë zjarrfikës po punojnë për shuarjen e vatrave të zjarreve.
Në fshatin Jarua, në bashkinë e Fierit zjarri është shuar dhe po bëhet kontrolli i zonës.
Puna ka vijuar deri në shuarjen përfundimtare të zjarreve në njësinë administrative Vergo të bashkisë Delvinë, në njësinë administrative Lopes të bashkisë Tepelenë, në Semens të Lushnjës, në fshatin Gur i Zi të bashkisë Elbasan dhe në lagjen Çlirim, bashkia Berat.