Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara do të mblidhet sot, për të diskutuar në lidhje me marrjen e Afganistanit nga talebanët.

Sipas mediave ndërkombëtare, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres pritet të informojë Këshillin, me konsultimet private që do të pasojnë.

Në fjalimet e së premtes, Guterres u bëri thirrje talebanëve të ndalojnë ofensivën e tyre në Afganistan dhe nuk u përgjigj drejtpërdrejt kur u pyet se çfarë do t’u thoshte atyre që mendojnë se Afganistani është braktisur nga bashkësia ndërkombëtare.