Ish-Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i ka kërkuar Presidentit aktual Joe Biden të “japë dorëheqjen me turp” pas rënies së qeverisë afgane dhe marrjes së Kabulit nga forcat talebane.

Koha që Joe Biden të japë dorëheqjen në turp për atë që ka lejuar t’i ndodhë Afganistanit, së bashku me rritjen e jashtëzakonshme të COVID, katastrofën e kufirit, shkatërrimin e pavarësisë energjetike dhe ekonominë tonë të gjymtuar. Nuk duhet të jetë një punë e madhe, sepse ai nuk u zgjodh në mënyrë legjitime në radhë të parë!”- tha Trump.

Ndërkohë ish-Presidenti thekson se ky zhvillim do të shënohet si një nga humbjet më të mëdha në historinë amerikane.

Ndërsa edhe vetë Trump gjatë kohës kur ishte President ka qenë i kritikuar për qasjen ndaj Afganistanit.

Në shkurt të vitit 2020 ai pranoi një marrëveshje me talebanët që sot kanë marrë kontrollin e vendit dhe pritet të formojnë qeverinë e re.