Autostrada Tiranë-Durrës qarkullohet me vështirësi, pas bllokimit të një nate më parë për shkak të reshjeve të dendura të shiut.

Autoritetet përkatëse bëjntë të ditur se krahu Tiranë-Durrës qarkullohet me vështirësi, ndërsa Durrës-Tiranë është e bllokuar. Karroatrecat janë parë sot në vend duke marrë automjetet, të cilat ishin braktisur natën e mbrëmshme nga drejtuesit për shkak të bllokimit të rrugës.

Edhe rruga Ndroq-Durrës është e kalueshme bëhet e ditur nga burimet zyrtare. Nga Durrësi për të ardhur në Tiranë drejtuesit e mjeteve të qarkullojnë në aksin Durrës-Vorë-Rinas-Laknas-Kamëz deri ne një njoftim të dytë.

Ndërkohë rruga Tiranë-Rinas-Tiranë plotësisht e hapur dhe qarkullimi paraqitet normal, por duhet pasur kujdes me shpejtësinë.

Në të gjithë vendin ka mjaft rrugë që paraqiten me probleme, qoftë për shkak të daljes së lumenjve nga shtrati apo të rrëshqitjes së dherave.