Ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim përcolli sot mesazhin e takimit mes zëvendëssekretarit amerikan të Shtetit, Stephen Biegun dhe kryeministrit Edi Rama, njëheraz kryetar i OSBE-së të zhvilluar sot në Vjenë.
Në një postim në Twitter, Kim falenderoi Ramën për iniciativën e tij dhe i kërkoi qeverisë së Bjellorusisë të pranojë propozimin e tij për të angazhuar të gjitha palët e interesuara
“Falënderojmë kryetarin për iniciativën e tij dhe i kërkojmë qeverisë së Bjellorusisë të pranojë propozimin e tij për të angazhuar të gjitha palët e interesuara. Siç deklaroi Kryetari, dialogu i hapur dhe konstruktiv është i nevojshëm për të gjetur një rrugëdalje në Bjellorusi”, shkruan ambasadorja Kim.





