Si pasojë e shirave të ditëve të fundit, erozioni mbetet aktiv duke krijuar probleme në zonën e Currilave.

Masive dherash rrëshqasin pa pushim nga kodra të cilat kanë përfunduar në rrugë, duke rrezikuar banesat dhe lokalet e ngritura përgjatë vijës bregdetare.

Njëri nga senset e rrugës mbetet ende i bllokuar, bëhet fjalë nga Brryli deri në Currila e cila është e pakalueshme, ndërsa prej disa ditësh, mjetet e rënda të bashkisë Durrës po punojnë me orare të zgjatura për largimin e dherave që kanë përfunduar në rrugë. Pavarësisht kësaj situata vijon të mbetet alarmante. 

Strukturat e betonit dhe shtyllat e ndriçimit që u vendosën gjatë investimit të kryer pak vite më parë janë rrënuar plotësisht.

Për rehabilitimin e Koder Currilave u investuan 240 milionë lekë të rinj, por investimi u shkatërrua plotësisht që me reshjet e para të vjeshtës.

Duke pranuar situatën, kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ka deklaruar se institucioni që ai drejton e ka të pamundur financiarisht për t'i dhënë zgjidhje këtij problemi disa vjeçar.

K.H.