“Sigla e PD-së në Durrës do të marrë 8 mandate”, kështu është shprehur kryedemokrati i Durrësit, Ferdinand Xhaferaj gjatë një interviste në emisionin “ABC e Mëngjesit”.

Xhaferaj e ka konsideruar situatën shumë të rëndë në Durrës, ku sipas tij është krijuar një frymë mbytëse për qytetarët për shkak se gjithçka administrohet nga një grup aktorësh kriminal.

“I gjithë qyteti është më keq. Minimumi pretendojmë 8 mandate. Aktualisht ka 14 mandate qarku dhe PD do të marrë 8 mandate. Sigla e PD-së. Edhe aleati ynë po punon. Mua më duken pak 8 mandate. Në 2005 sigla e PD mori 7 mandate por sot mënyra sesi është bërë qyteti…janë të gjithë më keq. Jemi me skemën e 2005”, tha Xhaferaj, duke theksuar se dëshira për ndryshim në Durrës është më e madhe se në vitin 2005, kur PD mori pushtetin. 

“Rama vjen kandidon në Durrës edhe për problematikat që ka. I 8 është, por është 3D. Është propagandë. Realiteti tregon se ai nuk do marri vota. Është një luftë e brendshme në PS. Është qytet që nuk e pranon këtë dominim. Makthi që kanë socialistët sot është Edi Rama. Tmerri është tek Edi Rama. Është realiste, e kanë kuptuar që është një qytet që vuan nga keqqeverisja. Një grup aktorësh kriminal që kanë një frymë mbytëse”, ka thënë Xhaferaj.