Kryeministri i Britanisë së Madhe, Rishi Sunak, do të udhëtojë sot drejt Egjiptit për të diskutuar situatën në Izrael dhe Gaza me homologët e tij.
Zyra e Sunak tha se kryeministri britanik do të diskutojë mbi mënyrën e shmangies së përshkallëzimit rajonal dhe parandalimin e humbjes së jetëve të civilëve.
Të enjten, Sunak u takua me Princin e Kurorës të Arabisë Saudite, Mohammed bin Salman dhe i kërkoi Arabisë Saudite të ndihmojë në mbështetjen e stabilitetit në Lindjen e Mesme.
Kryeministri Rishi Sunak u shpreh ditën e djeshme se sulmet e Hamasit më 7 Tetor ishin një akt i tmerrshëm terrorizmi, teksa përsëriti mbështetjen e Britanisë për Izraelin.
“Sulmet e Hamasit më 7 Tetor ishin një akt i papërshkueshëm dhe i tmerrshëm terrorizmi. Britania e Madhe qëndron në krah të Izraelit”, tha Sunak nga aeroporti i Tel Avivit.