Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur Presidentit Ilir Meta, pasi ky i fundit e akuzoi drejtpërdrejt Qeverinë si përgjegjëse për situatën e krijuar në Kakavijë.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama thotë se kriza e krijuar me emigrantët shqiptarë në kufirin grek, është “një sebep i radhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politik”.
Reagimi i kryeministrit Edi Rama
Fajësimi qeverisë për situatën në Kakavi, thjesht një sebep i rradhës për avazin e vjetër të një Presidenti që abuzon me institucionin e lartë, për qëllimet e ulëta të Lëvizjes së tij të Çintegruar politike! Ndërsa argumentat për fajësimin pastaj pfff..parodi tipike alla Baba Xhike,.





