Qarku Shkodër është përfshirë nga reshje të shumta shiu gjatë 24 orëve të fundit, të cilat kanë sjellë probleme në disa zona.
Nga bashkia Shkodër informohemi se si pasojë e reshjeve të shiut ka pasur rënie gurësh në aksin rrugor Prekal-Breglumi.
Në rrugën e Dukagjinit ka pasur rrëshqitje dherash e gurësh për të cilat do të punohet me anë të një fadromë për largimin e tyre. Ndërkohë në Theth një natë më parë pati prurje të shumta të lumit të Shalës, por pa pasoja të rënda.
Ura që lidh fshatin Theth me Ndërlysaj nuk është dëmtuar nga reshjet por firma që po punon për rrugën e re atje, ka ndërhyrë pasi do të bëjë rikonstruksionin e plotë të urës. Në pjesën tjetër të njësive nuk raportohen dëme, në disa zona ka pasur shkëputje të energjisë si pasojë e linjave të amortizuara.
Në bashkinë Vau Dejës ka bllokim të disa rrugëve nga prurjet e lumit Gjadër në NjA Vig Mnele.
Në NjA Vau Dejës prurjet në përroin Glinë dhe Tamzë kanë qenë më të ulëta pasi Bashkia në bashkëpunim me DRUK kanë bërë pastrimin e tyre në të gjithë gjatësinë. Nuk ka energji elektrike në NjA Vau Dejes dhe NjA Hajmel.
Në bashkinë Fushe Arrëz si pasojë e reshjeve të shiut është dëmtuar një banesë në fshatin Dardhë të NjA Blerim, banesa e shtetasit Nikoll Pjetër Kola me dy anëtarë. Po ashtu janë dëmtuar rrugët rurale në NjA Iballë dhe NjA Fierzë.
Në Malësinë e madhe si rezultat i shirave të rëna gjatë natës ka pasur ndërprerje të energjisë elektrike në NjA Shkrel, NjA Kastrat, NjA Kelmend.
Në NjA Qelez është dëmtuar totalisht aksi rrugor Qelez- Ukth Maja e Mirgës. Ka patur rrëshqitje të rrugës në aksin rrugor të Kabashit Memaj Buhot, aksit rrugor Bicaj Blinisht Krovë.
Njësia Administrative Gjegjan ka pasur dëmtim në çatinë e shkollës në Gjegjan. Në rrugët rurale ka prezence inertesh si pasojë e rrëshqitjeve të gurëve dhe dherave.
Kanali vaditës Rras Kuzhnen është dëmtuar plotësisht. Ura e Rras Kuzhnenenit është dëmtuar plotësisht.
Në njësinë Puke ka rrëshqitje të trupit të digës së rezervuarit.
Për ndërhyrje në stabilizimin e situatës kërkohen dy mjete, 1 fadromë dhe 1 kamion. Deri më tani nuk janë konstatuar probleme ne sistemin e kullimit dhe mbrojtjes nga vërshimi lumenjve.
Problematika të tjera nuk raportohen, ndërsa Sektori EC në bashkëpunim me drejtuesit e institucioneve të nivelit vendor dhe drejtoritë përkatëse po monitorojë situatën.