Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën e krijuar në Kosovë. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë shkruan se po e ndjek me vëmendjen situatën në Kosovë, teksa thekson se mirëkupton autoritetet e Kosovës,m por mbështete kërkesat e BE dhe SHBA.

Rama thotë se mbështet plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman, ndërsa thirrje për vetëpërmbajtje.

Rama thotë se tashmë Kosovës i duhet një dialog më i fortë me Serbinë për tymos humbur dhe aleatët e saj.

“Po e ndjekim me vëmendje të madhe e shqetësim të vërtetë situatën e acaruar në Kosovë dhe bashkohemi me qëndrimet e aleatëve tanë strategjikë SHBA&BE. Ndërkohë që mbështesim plotësisht idenë themelore të Planit Franko-Gjerman bëjmë thirrje për vetëpërmbajtje dhe dialog. Autoritetet e Kosovës janë në të drejtën e tyre të kenë rezerva për Asociacionin e Komunave Serbe dhe unë e mirëkuptoj këtë! Por i mirëkuptoj edhe aleatët kur e kërkojnë këtë me “forcë”! Prandaj duhet kërkuar një dialog i palodhur me Serbinë për të mos humbur edhe aleatët!”-shkruan Rama.