Janari i ka gjetur spitalet e vendit me pacientë që kërkojnë të marrin një mjekim më të specializuar në urgjencë apo pediatri.
Shkak për këtë fluks te lartë janë bërë virozat e stinës.
E ftuar me gazetarin Nertil Agalliu, Drejtoresha e Përgjithshme e Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini thotë se rastet janë shtuar për shkak të periudhës stinore.
Epidemiologia shpjegon se rastet e fundit do të shtohen në javën e 3 dhe të4 të janarit pasi është piku, por sidoqoftë mbizotërues nuk kemi covidin.
“Sa i përket survejimit, kemi një trend në rritje të këtyre infeksioneve respiratoreve të sipërme dhe të poshtme që shkon në javë me rreth 14 mijë raste.
Kur themi infeksion respiratore të sipërme dhe të poshtme bëhet fjalë për ato nga rrufa dhe pulmonare.
Kemi bashkë qarkullim të Covid por me mbizotërim të gripit të tipit A. Pavarësisht të qarkullimit kemi mbizotërim të gripit të tipit A”, tha Tomini.
Pyetje: A kemi prezencë të virusit RSV?
“Virusi respirator, RSV, sigurisht që është qarkullues në çdo stinë, dimri sidomos është prezent. Aktualisht nuk kemi konfirmim laboratik të virusit, RSV.
Deri në këto momente s’kemi të konfirmuar rastin e këtij virusi. Prezenca aktuale e infeksioneve të sipërme dhe të poshtme të gripit të tipit A dhe A h3.
Ky virus është virus në pjesën pulmonare dhe prek pjesën qendrore. Jep forma dtë lehta dhe të rënda.
Numri i të prekurve: Nga totali i mostrave pozitive, shkojmë 5% të covid dhe 38 përqind gripi aktualisht në sezon.
Epidemiologia thotë se pritet që ky grip i tipit A, të vijojë edhe në javët në vazhdim.
“Java e 3 dhe e 4 të janarit është piku, karakteristikë sezonale edhe në fillim shkurti.”- u shpreh ajo.
Situatë e rënduar me viroza dhe grip është në thuajse të gjitha ambientet spitalore të vendit por sipas mjekëve mund ta menaxhojnë pasi nuk ka shumë raste që shtrohen.