Kryetarja e bashkisë së Durrësit Emiriana Sako, ka qenë duke inspektuar në terren situatën, pas rëndimit për shkak të motit të keq me reshje shiu.
Sako shprehet se është në komunikim të vazhdueshëm jo vetëm me grupet që punojnë në terren, por edhe me banorët e zonave të rrezikuara për t’iu ardhur në ndihmë në mënyrë të menjëhershme.
Hidrovori punon me kapacitet të plotë. Niveli i lumit Erzen ka rënë me dy metra, kanali në rrugën Durrës-Shijak është i hapur, rruga në Perlat është e kalueshme
“Në çdo moment jemi në shërbim dhe në ndihmë të qytetarëve të Durrësit. Bashkia me të gjitha kapacitetet dhe makineritë si dhe stafet e emergjencave janë në punë intensive për të mbajtur në gatishmëri infrastrukturën kulluese. Jemi të angazhuar maksimalisht për menaxhimin e situatës dhe për t’ju gjendur pranë qytetarëve”, bën me dije kryebashkiakja.





