Reshjet e dendura të shiut kanë krijuar një situatë alarmante thuajse në të gjithë vendin. Situata është mjaft kritike në autostradën Tiranë-Durrës, ku siç njofton policia, niveli i ujit ka arritur 0.75 metra.

Njoftimi i policisë:

Ne autostradën Tiranë-Durrës, përballë karburant Kastratit është bllokuar qarkullimi i mjeteve, pasi niveli i ujit në karrexhatë ka arritur mbi 0,75 metra

Policia Rrugore ka marrë masa duke devijuar qarkullimin e mjeteve në rrugën dytësore përballë me karburantin.

Policia Rrugore ka dërguar përforcime me patrulla shtesë.

Policia Rrugore kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve dhe rritjen e kujdesit në rrugë gjatë drejtimit të automjetit.

Të telefonojnë në numrin 112 dhe shërbimet e Policisë rrugore dhe ato të rendit do tju vijnë në ndihmë menjëherë.