Zhvillime të reja dhe mjaft interesante në pistën Inter-Mauro Icardi. Argjentinasi shihet gjithnjë e më lart zikaltërve dhe kjo jo për dëshirën e tij, me drejtuesit që janë lodhur nga tekat e sulmuesit dhe për këtë fakt kërkojnë ta shesin. Por, destinacioni Juventus nuk preferohet shumë, me Napolin që kërkon të përfitojë nga ky fakt.
Gjithsesi, “Sky Sport” ka shkuar edhe më tej, teksa ka zbuluar se mes drejtori të Interit, Marotta dhe agjentes së lojtarit Wanda Nara ka pasur një takim sekret, ku është diskutuar rinovimi i kontratës së Icardit edhe për një vit tjetër. Një ide e çuditshme kjo duke parë insistimin e tyre për ta shitur diku jashtë. Aktualisht, Monaco është skuadra më e interesuar.
Francezët ofrojnë 65 milionë euro për Interin dhe 10 milionë euro në sezon për sulmuesin. Shifra bindëse, të cilat do të marrin përgjigje para datës 2 shtator, kur edhe skadon periudha e merkatos.





