Situatë e rënduar mjedisore në zonën e ish-Kënetës. Grumbujt me mbeturina urbane që kanë pushtuar një pjesë të rrugës, por janë derdhur edhe në kanalin aty pranë ia bëjnë jetën të vështirë banorëve të zonës.
Për shkak të temperaturave të larta, mbeturinat dekompozohen në qiell të hapur dhe era që përhapet përreth është e padurueshme.
Pamjet filmike të mbërritura në redaksinë e “DurrësLajm” dëshmojnë se situata vijon të mbetet e njëjtë si gjatë paradites, ashtu edhe në orët e vona të mbrëmjes tek rruga “Vëllazërimi”.
“E kemi të pamundur të jetojmë këtu,– shkruajnë banorët. U mbytëm nga era e keqe dhe plehrat që nuk tërhiqen prej ditësh”.