Reshjet e dendura të shiut gjatë mbrëmjes së djeshme dhe paradites së sotme kanë shkaktuar përmbytje në shumicën e qytetit të Durrësit.

Edhe pse reshjet tashmë kanë ndaluar, uji nga rrugët dhe lagjet nuk është terhequr ende, duke vështirësuar qarkullimin e automjeteve dhe njerëzve.

Situata më kritike regjistrohet në zonën e Ish-Kenetës dhe Spitalles, ku për shkak të rrezikut janë evakuuar 15 familje, përkatësisht rreth 60 persona, të cilët janë sistemuar tek Kovalishenca e Ministrisë së Mbrojtjes dhe të rendit, bëjnë të ditur për “DurrësLajm” burime nga prefektura.

Autoritetet po monitorojnë situatën dhe janë në gatishmëri për të ndihmuar banorët e prekur nga përmbytjet.