Reshjet e shiut kanë përmbytur rrugët në zonën e Shkozetit dhe Xhafzotajt.

Akset janë tërësisht nën pushtetin e ujit dhe vështirësojnë së tepërmi lëvizjen e këmbësorëve dhe automjeteve.

Biznese të shumta që operojnë në këtë zonë janë të rrethuar nga uji.

I rikonstruktuar vetëm pak muaj më parë, aksi rrugor Xhafzotaj Shijak është për të disatën herë brenda pak ditësh i përmbytur.