Dragan Stojkoviç zyrtarisht nuk është trajner i Serbisë. Federata ka njoftuar largimin e teknikut, që paraqiti dorëheqjen menjëherë pas humbjes me Shqipërinë. Situata ishte e tensionuar te Serbia, ndërsa po ashtu Goran Doroviç është larguar.
Doroviç me të gjithë ndihmësit e Stojkoviç tashmë nuk janë pjesë e Serbisë. Në Andorra udhëton një tjetër staf dhe federata ka publikuar detaje.
Federata e Serbisë ka njoftuar se drejtimin e skuadrës e merr Zoran Mirkoviç. Ky i fundit është trajner i Kombëtares U-21.
Të premten e ardhshme, do të ketë mbledhje për të vendosur trajnerin e ri. Emri i Veljko Paunoviç qarkullon si pasuesi i Stojkoviç deri tani.





