Maqedoni, 20 maj 2014 – Situatë e tensionuar në Shkup, që prej ngjarjes së mbrëmshme, kur një i ri maqedonas 19-vjeçar u vra nga një shqiptar. Pas ngjarjes, grupe protestuesish u kanë vënë flakën pronave të shqiptarëve në këtë zonë, kryesisht dyqane.
Policia ka zbardhur identitetin e viktimës, që siç bëhet e ditur është Angel P., 18 vjeç nga kjo lagje, ndërsa vrasësi është Naser E. Ngjarja tragjike ka ardhur për shkak të një biçiklete të vjedhur, kur pas një zënke, Naser E. ka vrarë me thikë të riun.
Më pas ai është dorëzuar në polici dhe se ka pranuar vrasjen e të riut maqedonas. Por kjo vrasje ka tensionuar situatën në këtë komunë urbane në perëndim të Shkupit, që është në dalje të Sarajit për në Tetovë.
Banorë të kësaj zone, të revoltuar, kanë bllokuar mbrëmë rrugën dhe pas orëve të vona të natës kanë djegur dhe shkatërruar disa dyqane dhe prona të banorëve lokalë shqiptarë që jetojnë në këtë komunë, kryesisht në lagjen Nerez.
/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/





