Përmbytjet e shumta që kanë përfshirë pjesën më të madhe të vendit, duket se sa vijnë e po përkeqësohen.
Në autostradën Tiranë-Durrës, në afërsi të Kasharit, uji ka arritur në nivele të larta, duke bërë që një person të zgjedhë gomonen si mjetin e vetëm për t’i ardhur në ndihmë familjarëve që janë bllokuar nga uji. Autostrada Tiranë-Durrës është bllokuar në të dy senset e lëvizjes që nga ora 18.00 e pasdites, ndërkohë që trafiku është devijuar në rrugët dytësore.
Fotoja tregon qartazi situatën në të cilën ndodhet autostrada.
Nga ana tjetër, shumë zona të Tiranës dhe sidomos në rrethe kanë mbetur pa energji elektrike, si pasojë e motit të keq.





