Këto janë pamjet e pallatit nën rrënoja në Durrës, afer Kryqit të Kuq, ku aktualisht situata është katastrofike.

Forca të shumta policie, të Reneas, zjarrfikëse dhe autoambulanca ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për nxjerrjen e personave nga rrënojat.

Aktualisht një person është nxjerrë i pajetë, ndërkohë që disa persona kanë arritur të komunikojnë nga rrënojat me personat jashtë duke kërkuar ndihmë.