DURRËS, 20 tetor 2014 – Një orë më vonë, departamenti i sizmologjisë i Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit të universitetit publik Politeknik të Tiranës konfirmoi se tërmeti i dytë i fuqishëm i 20 janarit 2014, që ra në Durrës në orën 14:40:47 (GMT) ose 15:40:47 (koha e Shqipërisë, plus një orë) ishte i forcës M=3.7, me epiqendër në thellësinë 13 km. Është lokalizuar 7 km në vijë ajrore në veriperëndim të qytetit të Durrësit në koordinatat 41.38°V, 19.45°L, në këndin që formojnë rrugët “Vath Turja” dhe “Kuvendi Françeskan” (shih etiketën e hartës nr. 1 pika blu). Më saktësisht, dukuria tektonike ka ndodhur në ish-kënetë, në një skolinë pa objekte ndërtimi, por afër skolinës me banesa (shih fotot satelitore, shigjetat e gjelbra). Tronditja e madhe që ndjeu qyteti ka të bëjë me faktin se trualli i ish-kënetës është me formacione të dobëta, madje atje shtrihej dhe qyteti antik deri në shekullin 12 kur qyteti u përmbys nga një cunam. Faktor tjetër është pesha e madhe e pallateve shumëkatesh, duke krijuar rezonancë me epiqendrën në ish-kënetë. Situata e panikut që ka përfshirë durrsakët, rëndohet dhe për shkak të motit të keq me fortunal, që po shoqëron lëkundjet e tokës dhe banesave.

/agjencia e lajmeve “Dyrrah”/