Xhovana Nikolli ka reaguar  në rrjete sociale, pasi iu vu tritol në derën e banesës.

Ajo akuzon të penduarin e drejtësisë, Nuredin Dumani, i arrestuar dy vite më parë në Fier se është ai që i ka vendosur tritol.

“Burrni është t’merresh me femra! S’je burr po KURV ! Un qa them se terheq mrapsht deri ne frymen e fundit! Nuk jam ajo femer un qe derzohem kaq leht, O Nuredin Dumani Hajde me hidh prap tritol, hajde vet ne qofte se je burr me bo*e mos nis klysha naten .. Se more n’qaf njerz te gabuar mor ordiner ..”, shkruan ajo.

Apartamenti është marrë me qira para dy vitesh nga Alda Nikolli, motra e Xhovana Nikollit.

Në këtë banesë, para dy javësh është bashkuar dhe e motra e saj Xhovana Nikolli, e njohur në rrjetet sociale. Një ditë para shpërthimit ajo ka postuar një video ku përmendte Nuredin Dumanin dhe të dashurën e tij.

“O Nuredin Dumani, mbaje atë të dashnoren tënde, se po ta kapa atë gruan në Itali o Nuredin Dumani…”, thoshte ajo në videon e postuar në TikTok.

Kjo është një ndër pistat që po heton policia e Elbasanit. Ndërkohë që dy motrat kanë mbajtur qëndrim mohues dhe kanë thënë se nuk kanë konflikte me askënd.

Pistë tjetër ku po heton policia janë konfliktet që mund të ketë pronari i banesës, Besnik Braka i cili rezulton me precedent penal. Më parë atij i është vrarë dhe një vëlla.

Nga shpërthimi i tritolit u lëndua fqinji i dy vajzave, i cili ishte zgjuar nga zhurmat kur ndodhi ngjarja dhe e zuri dera e banesës poshtë. I riu ndodhet në intubim në Spitalin e Traumës.