Një 14-vjeçare nga Mitrovica ka sjellë në jetë fëmijën e saj të parë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Gazeta “Shneta” ka mësuar nga burime brenda Klinikës së Gjinekologjisë se 14-vjeçarja ka lindur në javën e 35-të të shtatzënisë.

Foshnja e gjinisë femërore me peshë 2700 gramë është sjellë në jetë nga ekipi kujdestar me lindje normale. Vitin e kaluar sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, në vendin tonë kanë lindur katër nëna me moshë nën 14-vjeçare.