Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha u takua sot dhe bisedoi me biznese e qytetarë në njësinë nr.3 në Tiranë. Kryedemokrati Basha dëgjoi nga shqetësimet e banorëve ndërkohë që i informoi për platformën e Partisë Demokratike.
“Situata është e vështirë, Nuk kemi nga të shkojmë”, – tha një nga pronarët e bizneseve gjatë takimit.
Lideri demokrat tha se me 25 prill duhet të bashkohen gjithë shqiptarët për të sjellë ndryshimin që presin të gjithë e për të sjellë në drejtim të vendit një qeveri që punon e mendon për shqiptarët.
“Këtë normalitet premtojmë pas 25 prillit.Por duhet tё jemi tё gjithё bashkё. Edhe masat anti-COVID qё vendet e tjera i kanё marrё ne i kemi planifikuar fillimisht ia kërkuam kësaj qeverie nё shtator, nuk i mori pёr ju. Ne do t’i bёjmё realitet. Edhe ajo nuk ёshtё se ёshtё ndonjë mrekulli por njё çek prej 1000 euro pёr çdo biznes tё vogël tё pakën që tё kaloni kёtё situatё kaq tё vështirë. Ky ёshtё njё nga angazhimet e planit tonë anti-COVID që do ta bëjmë realitet. E vetmja gjë që na duhet është të jemi të gjithë bashkë sepse Shqipëria është e të gjithëve por me 25 prill do të bëhemi të gjithë bashkë që ta marrim prapë në duart tona. Mbas 25 prillit do ta kaloni me një qeveri të re që do jetë në krahun tuaj”, tha Basha.





