Studentët nuk heqin dorë nga Lëvizja e tyre. Megjithëse ultimatumi i vënë ndaj qeverisë nuk funksionoi dhe nga ana e ministrisë nuk ka përgjigje pozitive për 8 kërkesat e tyre, studentët janë ngritur sërish sot në protesta. Ata janë mbledhur nga të gjitha fakultetet përpara Kryeministrisë dhe para Ministrisë së Arsimit, një objektiv i qëllimtë i tyre duke kërkuar plotësimin e 8 kërkesave.

Në fakt tanimë kanë 9 kërkesa. Kjo pasi nisur nga procedimi penal i ndërmarrë nga policia për protestën e djeshme ndaj 25 personave, studentët kërkojnë heqjen e procedimeve penale. “Hiqni procedimet penale për studentët”, kanë bërë thirrje ata.

Protestës së studentëve para kryeministrisë i janë bashkuar edhe një grup studentësh të ardhur nga Shkodra.