Australia është një nga 32 shtetet që do të marrë pjesë në Botërorin “Rusi 2018”. Kjo kombëtare, ndodhet në Grupin C së bashku me Francën, Danimarkën dhe Perunë.Pavarësisht se është një nga shtet më të fuqishme në botë, Australia nuk ka fonde për të paguar të gjitha stafin teknik.
Trajneri i “kangurëve” Bert Van Marvijk ka shprehur përkrahjen maksimale për stafin e tij teknik duke i paguar nga xhepi i tij. Van Marvijk ishte caktuar trajner për një kohë të shkurtër në janar pas largimit të Ange Postecoglou, i cili arriti të udhëheq kombëtaren drejt kualifikimit në Botëror.
Edhe pse kishte pasur staf teknik të gatshëm, trajneri aktual këmbënguli që të marrë strukturën e tij në Botëror edhe pse Federata e Australisë (FFA) i kishte thënë se s’ka fonde për ta paguar.





