Kryeministri Edi Rama vizitoi paraditen e sotme zonën e plazhit në Durrës, për fazën e parë të rindërtimit të pallateve të dëmtuara nga tërmeti.
Gjatë inspektimit, Rama është përplasur me disa të rinjë që po pinin kafe, të cilët i ftoi të punojnë në kantieret e ndërtimit për rikonstruksionin e pallateve.
BISEDA
Rama: Si jeni, hë mo çuna mirë.
Të rinjtë: Mirë.
Rama: Si jeni pa punë, hajd punoni këtu pra.
I riu: Ku në ndërtim?
Rama: Pse, çfarë do ti doganier?
I riu: Po doganier. Kam mbaruar shkollë unë, s’jam pa shkollë.
Rama: Aaa ke mbaruar shkollën, jurist.





