Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Bulqizës. Një nënë shtatzënë i ka humbur trinjakët e saj për shkak të mungesës së mjekëve gjinekologë.
Në muajin e gjashtë të shtazënisë ajo u paraqit në spitalin e Bulqizës, por atje nuk ka patur as mjekë dhe as sallë operacioni dhe u asistua vetëm nga një infermiere. Ajo arriti të lindë njërin prej trinjakëve, por humbi dy të tjerët. Po ashtu edhe fëmija tjetër nuk arriti të jetonte.
Një gjinekolog me staf mjekësor mbërritën nga Tirana me helikopter në Bulqizë, por ka qenë shumë vonë për të mbajtur në jetë trinjakët.
Mësohet se gruaja me emrin Enkeleda Rexhepi, 30 vjeçe, është nga Ostreni, një zonë e thellë e Bulqizës dhe për të shkuar deri në spital është transportuar me kalë për rreth 1 orë dhe më pas me automjet.





