Ashtu siç u lajmërua një ditë më parë, nga dita e sotme nuk do të ketë më transport urban në Tiranë dhe në Durrës.

Në një postim në Facebook, kryeministri Rama njofton se po behet gati transport i dedikuar vetem për mjekët dhe infermierët.

“NGA SOT NË MESDITË NUK KA TRANSPORT URBAN NË TIRANË dhe DURRËS. PO BËJMË GATI TRANSPORTIN E DEDIKUAR PËR MJEKËT dhe INFERMIERËT.”, shkruan kreu i qeverisë.