Gjatë fjalës së tij në Panairin e Punës dhe Aftësive në Durrës, kryeministri Edi Rama tha se infrastruktura hoteliere në këtë qytet ka nevojë të ethshme për puntorë, që nga kamarierët deri te menaxherët.
Rama u shpreh se pagat janë rritur në krahasim me vitet e mëparshme, ku maksimumi ishte 300 mijë lekë të vjetra.
“Duam të vazhdojmë se bashku në këtë drejtim. Sot kush dëshiron të bëjë një xhiro në infrastrukturën hoteliere të Durrësit, se ka nevojë të ethshme për krahë pune në të gjitha pozicionet, që nga kamarieret të nivelit bazik e deri të menaxherët. Pagat janë një realitet krejt ndryshe nga sa flitet prej vitesh se paga është maksimumi 300 mijë lekë. Vijojnë të rriten në mënyrë të qëndrueshme. Sa më shumë ke për të ofruar në aspektin profesional, aq më të lartë e ke mundësinë e pagës. Nuk vlen një diplome juridiku nga ato të shumtat që janë ndarë, për të gjetur një punë nëse nuk fokusoshesh sic ben e gjithë bota.”, tha Rama.