Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka publikuar pamjet nga Shijaku ku digjen tonelata me plehra.
Meta shprehet se bashkia e Rilindjes helmon qytetarët duke bërë krime mjedisore. Ai ironizon duke thënë se për sa kohë lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi kriminal, banorët terrorizohen të mos protestojnë.
“Nuk ka rënë bombë atomike, por thjesht Bashkia e Rilindjes në Shijak djeg tonelata me plehra duke helmuar banorët dhe bërë krime mjedisore.
Normal, se lekët e inceneratorëve vidhen nga grupi i strukturuar kriminal, ndërsa banorët terrorizohen që të mos protestojnë”, shkruan Meta.





