Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon ka thënë se nuk duket që brenda një të ardhme të afërt të ketë ndonjë përspektivë paqeje në konfliktin e Sirisë.
Në konferencën e tij të fundvitit, Ban ka thënë se nuk ka shenja për fillimin e ndonjë dialogu në mes të forcave qeveritare dhe kryengritësve për të ndaluar konfliktin 21 mujor.
Shefi i OKB-së gjithashtu ka dënuar vrasjen e punonjësve shëndetësorë në Pakistan gjatë vaksinimit kundër poliomelitit dhe e ka quajtur këtë si një “ akt mizor, të pakuptimtë dhe të pafalshëm”.
Tetë persona që ishin përfshirë në fushatën kundër poliomelitit janë vrarë, ndërsa përgjegjësinë e kanë marrë ushtarët islamik. Ban gjithashtu ka thënë se procesi i paqes në Lindjen e Mesme është bllokuar.
Ai gjithashtu ka dhënë vlerësimin e tij për planet e Izraelit për ndërtimin e zonave të banimit, duke thënë se ndërtimi i tyre në fusha të kontestueshme, kërcënon rëndë përpjekjet për të krijuar një shtet të qëndrueshëm palestinez.