Në rrugët e Shqipërisë shohim çdo ditë të pastrehë,e madje nuk mungojnë as rastet kur të pastrehët vdesin nga i frohti apo uria rrugëve.
Mirëpo në kryeqytetin e Finlandës, Helsinki ky fenomen nuk ekziston.
Sipas “BBC”-së në Britani, numri i njerëzve që flenë jashtë është shumëfishuar prej vitit 2010. Kontrasti me qytetet më të mëdha të Britanisë së Madhe është i dukshëm, ku pamjet me të pastrehë që flenë mbi çanta, batanije, kartona apo tenda janë normale.
“Në fëmijërinë time më kujtohet se kishte qindra apo mijëra njerëz që flinin në parqe e pyje”, shprehet nënkryetari i Helsinkit, Sanna Vesikansa. “Ishte e dukshme, por nuk e kemi më. Në Helsinki nuk ka më të pastrehë”, shton ai.
Gjatë 30 viteve të fundit, trajtimi i të pastrehëve ka qenë fokusi kryesor për qeveritë finlandeze. Në vitin 1987, atje kishte më shumë se 18,000 njerëz të pastrehë. Ndërsa shifrat e 2017-s, tregojnë se ishin rreth 6,600 njerëz të klasifikuar si pa shtëpi.





