30 prilli është afati i fundit që pacientët mund të përdorin librezat shëndetësore. Pas kësaj date, vizitat te mjeku do të kryhen vetëm nëpërmjet kartës së shëndetit.

Kjo ka bërë që qindra qytetarë të Durrësit që nuk janë pajisur më herët me kartë shëndeti, të dynden në orët e para të ditës pranë zyrave të Drejtorisë Rajonale të Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor në Durrës.

Një pjesë e banorëve nuk janë pajisur asnjë herë me kartë shëndeti, të tjerëve u ka skaduar afati i rinovimit që është çdo 6 muaj. Në fund të këtij muaji mbyllet edhe procedura e kontrollit falas dhe për pasojë, qytetarët që e kanë lënë për në fund janë dyndur në këto ambiente. 

Në disa raste, pritja për marrjen e këtij dokumenti shëndetësor tejkalon mbi dy orë.

K.H.