Zyrat e aplikimit për karta ID, janë të hapura edhe këtë të shtunë në të gjitha qytetet kryesore të vendit.

Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile, për shkak të fluksit të lartë të aplikimeve për karta ID dhe për t'iu ardhur në ndihmë qytetarëve, ka urdhëruar hapjen e gjithë zyrave të aplikimit për Tiranën dhe disa prej qyteteve kryesore të vendit, gjatë ditës së shtunë, datë 26 janar.

Në kuadër të masave që janë marrë për përballimin e fluksit të qytetarëve, ditën e shtunë, përveç të gjitha zyrave të njësive administrative të Tiranës, do të jenë funksionale zyrat e aplikimit në qytetet: Durrës, Berat, Elbasan, Fier, Lushnje, Korçë, Shkodër dhe Vlorë.

Ministria e Brendshme u bën apel qytetarëve të verifikojnë afatet e vlefshmërisë së kartës ID, në mënyrë që të aplikojnë më herët pa krijuar flukse dhe radhë pritjeje.