Parlamenti grek miraton shtyrjen e re për lejet e qëndrimit të Emigrantëve, shtyrje që me vendim të muajit mars ishte deri më 31 dhjetor 2020.

Për shkak të pandemisë, kategoritë e lejeve të qëndrimit të emigrantëve që nuk mund të krijoheshin për shkak të pandemisë, marrin sërish shtyrje deri më 31 mars 2021. Administratat e decentralizuara kompetente për emigrantët funksionojnë me personel të kufizuar, me takime në platformë elektronike dhe vetëm për raste urgjente.

Shumica e kategorive të lejeve të qëndrimit ka marrë shtyrje. Vendimi pritet të botohet Fletoren Zyrtare deri të hënën.