Në orën 16:00 ka skaduar afati që studentët i kishin vendosur qeverisë për të pranuar pa kushte 8 kërkesat e tyre për arsimin e lartë. Mijëra studentë, gjimnazistë por edhe banorë të tjerë ndodhen para Ministrisë së Arsimit, kanë paralajmëruar se do të përshkallëzojnë protestën e tyre pa afat tani që qeveria nuk ka reaguar.

Kryeministri është shprehur i gatshëm të plotësojë kërkesat e tyre, por ka kërkuar të bisedojë me ta. Nga ana tjetër, studentët mohojnë kategorikisht çdo dialog dhe negociatë me Kryeministrin Edi Rama, por kërkojnë vetëm zbatimin e kërkesave të paraqitura prej tyre. Në këtë protestë kanë ardhur edhe studentë nga disa prej universiteteve të rretheve.