Pronarët dhe administratorët e mjeteve lundruese dhe detare po protestojnë përpara policisë kufitare në Vlorë.
Ata protestojnë për bllokimin e mjeteve lundruese pikërisht në kulmin e sezonit turistik. Sipas tyre mjetet dhe lundrimi po bllokohen pa arsye për shkak të një aksidenti 5 ditë më parë në plazhin e Potamit në Himarë.
Protestuesit pohojnë se kanë të rregullta dokumentat, paguajnë taksa dhe sigurime shoqërore.
Siç tregojnë, dokumentet e tyre janë verifikuar kanë dal të rregullta dhe sërish ata nuk janë lejuar të lundrojnë.
Gjithashtu pronarët e mjeteve tregojnë se bllokimi i tyre në kulmin e sezonit turistik i penalizon këta të fundit pasi kanë taksa dhe fatura për të paguar dhe s’ia dalin dot t’i paguajnë.